Të fundit

26-vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës

Sot shënohet 26-vjetori i vrasjes së 86 civilëve në Kralan të Gjakovës.

Më 2 prill të vitit 1999 në Kralan të Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe ndanë disa qindra djem dhe burra nga grupi prej 1500 shqiptarëve që kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën.

Të tjerët – gra, fëmijë dhe pleq, u patën urdhëruar që të shkojnë në Shqipëri.

Më 4 prill, nga grupi i djemve dhe burrave të cilët janë mbajtur në livadh, të rrethuar me tanke, pa ujë dhe pa ushqim, një numër i madh i tyre është liruar. Janë mbajtur 86 prej tyre, ndër tyre 11 të mitur.

Që nga ajo ditë, që nga ai moment, askush nga ta më nuk është parë i gjallë.

Për krimet serbe në Kralan, në dhjetor të vitit 2014 kryetarja e Shoqatës “Familja dhe Shpresa” Arifete Bytyqi, i pati çuar letër kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci