Të fundit

Çitaku: PDK ka botëkuptime të kundërta me Vetëvendosjen

Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës( PDK) ka thënë se suksesi i një qeverie nuk varet ekskluzivisht nga numrat.

“Sikur të varej nga numrat, kjo qeveri e cila ka udhëhequr Kosovën deri më sot, ka pas pushtet absolut dhe nga e njëjta listë zgjedhore kanë dal bartësit e të gjitha institucionet të Republikës së Kosovës”. Çfarë ka prodhuar?, ka pyetur Çitaku.

“Stabiliteti nuk varet nga numrat, as efikasiteti, as suksesi në punë, ato varen nga planet, projektet”, ka thënë ajo.

Tutje sekretarja e PDK-së ka thënë se partia e saj ka “tërësisht botëkuptime të kundërta” me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas saj, Vetëvendosje e sheh qeverinë si instrument për të nënshtruar qytetarin dhe për ta mbajtur të varur nga ai(LVV).

“Ne e shohim qeverinë si instrument për të pavarësuar qytetarin”, ka thënë Çitaku në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci