Të fundit

Zhvillimet e fundit politike – LDK-ja në mbledhje të Kryesisë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbajë sot mbledhje.

Katër ditë pas zhvillimit të raundit të parë të zgjedhjeve, në të cilën LDK-ja arriti të fitojë në dy komuna dhe të shkojë në balotazh në nëntë të tjera, anëtarët e kryesisë së subjektit do të diskutojnë sot mbi rezultatin zgjedhor dhe veprimet e mëtutjeshme.

Këtë takim e ka konfirmuar sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti, i cili është njëri nga dy kandidatët që përfaqësojnë subjektin, e që fituan në raundin e parë të zgjedhjeve. Ahmeti fitoi edhe një mandat në krye të Komunës së Lipjanit.

Ahmeti konfirmoi se kjo mbledhje është e rregullt ku temë diskutimi do të jenë zgjedhjet lokale.

Takimi do të fillojë në ora 12:00.

 

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci