Të fundit

Komuna e Ulqinit thërret protestë kundër privatizimit të bregdetit

Komuna e Ulqinit ka ftuar protestë të qytetarëve kundër përpjekjeve të qeverisë për dhënien me qira dhe privatizimin e hapësirave publike bregdetare.

Protesta do të mbahet më 5 prill 2025, në orën 12:00 te vendi i njohur si Rana, te Plazhi i Vogël në Ulqin, thuhet në njoftimin e Komunës së Ulqinit.

Organizatorëti kanë ftuar të gjithë qytetarët që të bashkohen dhe të bëhen pjesë e kësaj nisme që pritet të jetë masive.

“Protesta pritet të jetë masive dhe është përgjigjje e gjithë komunitetit te Ulqinit pasi që edhe gjithë këshilltaret e Kuvendit dhe pothuajse të gjithë sektori civil do të marrin pjesë në proteste”, thuhet në njoftim.

Sipas organizatorëve, kjo protestë është një reagim i bashkuar kundër tentativave të tilla që cënojnë interesat e qytetarëve.

Për shkak të situatës së krijuar, festimi zyrtar i Ditës së Ulqinit është anuluar, dhe mbledhja solemne e Kuvendit Komunal do të zhvillohet para qytetarëve, në kuadër të protestës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci