Të fundit

Rivarrosen mbetjet mortore të 10 viktimave të luftës

Janë rivarrosur mbetjet mortore të dhjetë viktimave të luftës që ishin në listën e personave të zhdukur, të identifikuar së fundmi nga mbetjet mortore të zhvarrosura nga varreza masive në Bishtazhin të Gjakovës.

Ceremonia e rivarrimit të martirëve Adem (Hazir) Gashi, Sahit (Ahmet) Gashi, Bekim (Hashim) Hasani, Sheremet (Brahim) Ismajli, Osman (Kadri) Fejza, Shkelzen (Rifat) Hajdaraj, Bekim (Muharrem) Gashi, u bë në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe”, në Grabanicë të Klinës.

Ndërsa, në varrezat në Jashanicë të Klinës u rivarrosën eshtrat e Mentor (Xhemajl) Myrtajt.

Ceremonitë e rivarrimit të martirëve të tjerë vazhduan menjëherë pas të parave. Rivarrimi i viktimës Vehbi (Pajazit) Halilaj u bë në varrezat e fshatit Llapqevë në Malishevë. Mbetjet mortore të Mentor (Maliq) Kryeziu u rivarrosën në Bubavec të Malishevës.

Rivarrimi i mbetjeve mortore të Sabedin (Kadri) Kryeziu ishte bërë më 21 mars në varrezat e fshatit Mleqan, Malishevë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci