Të fundit

Haradinaj përgëzon policinë për arrestimin e serbëve në Gjakovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur aksionin e Policisë, ku katër shtetas serbë të kamufluar si “pelegrinë” janë arrestuar në Gjakovë.

Në mesin e të arrestuarave kishte dhe pjesëtarë të policisë e ushtrisë serbe.

Haradinaj ka thënë se institucionet e sigurisë dhe rendit ka treguar se Kosova nuk është vend pa Zot.

Ai ka thënë se përmirësimi i kushteve, si rritja e pagave për ta është detyrim për shtetit.

“E përshëndesim aksionin e Policisë së Kosovës sot në Gjakovë. Ata që ikën të turpëruar nga këtu në vitin 1999, nuk kanë vend në Kosovë, për asnjë arsye. Policia e Kosovës dhe të gjitha uniformat e shtetit të Kosovës vazhdimisht tregojnë se Kosova nuk është vend pa të Zot. Nuk u lëkundën dhe nuk na zhgënjyen asnjëherë. Rritja e pagave, dyfishimi i tyre, nuk është vetëm kërkesë, është detyrim i shtetit ndaj kësaj kategorie esenciale të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci