Të fundit

Gani Gërmia bëhet pjesë e Ferma VIP 2

Spektakli i njohur, Ferma VIP, ka pak ditë që ka nisur me edicionin e tij të dytë.

Nën moderimin e Luana Vjollcës, ky reality shou mblodhi disa nga yjet më të njohur të shoubizit.

E së fundmi këtij iu bashkua edhe humoristi e gazetari nga Kosova, ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Visar Dërmaku apo siç njihej Gani Gërmia.

Në klipin e tij prezantues tha: “Visar Dërmaku deri në Morinë, Ganiu pa dokument. Visari është një askush hiç a Ganiu është pak më zullumqar. Unë kam kilogramë pak a vjet i kam 30”.

“Me profesion jam universal, pika ime më e fortë, nuk kam pika të dobëta. Gjithmonë e luftoj buzëqeshjen, ka brenga të mëdha por ato i ruaj vetëm për vete”.

“Nëse e marr çmimin e dal i pafytyrë unë nuk kthehem në shtëpi, e rëndësishme është me dal faqebardhë”, theksoi ndër të tjerash.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci