Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, në propagandën e tij të radhës për konsum të brendshëm ka thënë se “në këtë ditë terroristët shqiptarë nga Kosova, të mbështetur nga NATO dhe ushtria shqiptare, kanë sulmuar rojet kufitare jugosllave në Bjeshkët e Nemuna, në zonën e rojës së Koshares”.
“Beteja në rajonin e gjerë të Koshares zgjati me intensitet më të madh apo më të vogël deri në fund të agresionit kundër RFJ-së, dhe kufitarët tanë, heronjtë, nuk u mposhtën. Ushtarët tanë dhanë mësim se si të mbrohet atdheu, dhe trimëria e tyre do të frymëzojë brezat e ardhshëm të patriotëve serbë”, ka shkruar ai në Instagram, transmeton Paparaci.
Ai ka shkuar edhe më tutje me propagandën e tij duke pretenduar se “mbrojtësit e Koshares ishin guri i tokës së Serbisë në të cilin u thyen forcat e terroristëve dhe brezi ynë dëshmoi me vendosmërinë se është i denjë për paraardhësit e tij të famshëm”./Paparaci.com
