Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës përball Dritës.
Kryeqytetasit shënuan fitore me rezultat minimal 1:0.
Golin e fitores e shënoi Ardian Muja nga penalltia. Ai realizoi në minutën e gjashtë të ndeshjes.
Prishtina ka zhvilluar takimin me një futbollist më pak që nga minuta e 26-të, pasi kapiteni Limani u ndëshkua me karton të kuq.
Ndeshja e kthimit mes Prishtinës e Dritës do të zhvillohet më 23 prill në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në rast të fitores, në finale Prishtina do të takohet me fituesin nga dueli Llapi-Drenica.
