Të fundit

Rama: Kush e do Shqipërinë anëtare në BE, voton PS-në

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalimin e tij pas fjalës së mbajtur nga përfaqësuesit politikë të 12 qarqeve të vendit. Rama nisi fjalimin e tij duke theksuar se me Partinë Socialiste në pushtet, do të bëhet e mundur ndryshimin total të Shqipërisë, me qëllimin kryesor, futja në Bashkimin Evropian.

“Ishte e thënë që fati ynë të na sillte në një përballje të tillë si përfundimtare në historinë tonë të gjatë dhe të mundimshme duke na e dhënë neve, shqiptarëve të dekadës së tretë të shekullit 21 shansin që t’ia ndryshojmë përgjithmonë rrjedhën e historisë.

Tani, në një kryqëzim mes një pale zgjedhje politike për partinë që do qeverisë 4 vjet dhe një mundësie historike për Shqipërinë që në vetëm 4 vjet mund të bëhet zonjë anëtare e familjes së bashkuar europiane.

Ne kemi në dorë fatin europian të Shqipërisë dhe kemi 30 ditë përpara për tu lidhur dorë për dore me çdo shqiptar që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE dhe veten e vet qytetarë të barabartë të Europës.

Ndaj edhe është krejt ndryshe nga herët e tjera mbledhja jonë sot këtu, ku qëndron dëshmitar dhe udhërrëfyes shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar.

Ka thënë dikur një mendimtar europian, nëse është e vërtetë se Zoti i ka dhuruar çdo populli një profet në gjuhën e tij, Shqipëria pati me Skëndërbeun profetin e pavarësisë së saj, heroi që mbolli fatin e madhështisë”, tha Rama.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci