Të fundit

Ushtrimi i përbashkët i pjesëtarëve të KFOR-it amerikanë dhe letonezë

Pjesëtarët amerikanë dhe letonezë të KFOR-it morën pjesë së bashku në ushtrimin për ngritjen e ngarkesave me helikopterë, njoftuan nga ky mision.

Fjala është për pjesëtarët e KFOR-it të dislokuar në Komandën Rajonale Lindore.

Sipas tyre, ushtrimi është realizuar si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës.

“Ky lloj ushtrimi u mundëson pjesëtarëve të KFOR-it që të jenë të gatshëm të transferojnë automjete ose furnizime për helikopterët në çdo moment duke përdorur litarë për bartjen e ngarkesave”, kanë thënë në KFOR, transmeton Paparaci.

KFOR-i ka shtuar se bëhet fjalë për një aktivitet që është pjesë e misionit të tyre të përditshëm, qëllimi i të cilit është të qëndrojnë të gatshëm për çdo skenar të mundshëm dhe të ofrojnë mbështetje të vazhdueshme për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nga viti 1999 – duke kontribuar për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe duke siguruar lirinë e lëvizjes, gjithmonë dhe në mënyrë të paanshme”, kanë thënë në KFOR.

Ata po ashtu kanë thënë se bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në kuadër të kompetencave të tyre në sektorin e sigurisë./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci