Të fundit

Zyberaj nga Akra: Gana s’e ka tërhequr njohjen e Kosovës, lajmet nga Serbia janë të pavërteta

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka njoftuar për një takim që ai ka zhvilluar me presidentin e Ganës John Dramani Mahama, takim të cilin ai e ka cilësuar ”frytdhënës”.

Zyberaj, ka thënë se Dramani ka konfirmuar qëndrimin e shtetit të tij se njohja e pavarësisë së Kosovës është në linjë me vlerat që përfaqëson Gana.

Po ashtu, këshilltari i Pacollit ka shtuar se lajmet se Gana ka tërhequr njohjen e saj janë të pavërteta.

”Si i dërguar i presidentit Behgjet Pacolli, zhvillova një takim frytëdhënës me presidentin e Ganës John Dramani Mahama në pallatin presidencial Jubilee House në Accra.

Presidenti Dramani konfirmoi qëndrimin e shtetit të tij që njohja e pavarësisë së Kosovës është në linjë me vlerat që përfaqëson Gana dhe se lajmet e lansuara më herët nga shteti serb për tërheqjen e saj janë të pavërteta. Institucionet e reja të Kosovës duhet të angazhohen më shumë në zhvillimin dhe kultivimin e marëdhënieve me miqtë”, ka shkruar ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci