Të fundit

Dita Botërore e Zërit

Sot është Dita Botërore e Zërit.

Zëri është më i rëndësishëm se kurrë në shkollë, në punë dhe për ndërveprim social. Por shumë abuzojnë me zërin e tyre duke pirë duhan, duke bërtitur, duke pirë alkool ose nuk i kushtojnë rëndësi teknikës së të folurit. Kur shfaqen probleme, trajtimi shpesh injorohet, duke çuar në probleme më të rënda.

Për të adresuar këto problematika, Dita Botërore e Zërit u krijua si një ditë e veçantë e ndërgjegjësimit, e njohjes dhe kremtimit të zërit njerëzor. Caktimi i 16 prillit si Dita Botërore e Zërit i detyrohet një grupi profesionistësh brazilianë të kujdesit për zërin, të cilët vendosën të festojnë zërin në 1999 duke shpallur Ditën e Zërit Brazilian.

Prej atij viti, 16 prilli u kthye në një ditë globale pas njohjes nga anëtarët e Komitetit të Akademisë për Çrregullimet e të Folurit.

Dita Botërore e Zërit shërben si një fushatë edukative për të informuar publikun për rëndësinë e zërit njerëzor dhe nevojën për kujdes parandalues. Tema e këtij viti është “Empower your voice” (Fuqizo zërin).

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci