Edhe në seancën e shqyrtimit gjyqësor të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tre akuzuarit në rastin “Banjska”: Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq dhe Blagoje Spasojeviq, u deklaruan të pafajshëm.
“Nuk jam fajtor”, deklaroi Spasojeviq.
“Nuk jam fajtor”, deklaroi edhe i akuzuari Toliq.
“Nuk jam fajtor për veprat që më vihen në barrë me këtë aktakuzë”, tha Maksimoviq.
Edhe në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024, tre të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm.
