Të fundit

Përplasje e ashpër mes Gjestit dhe Eglit! “Një femër si ti, nuk mund të…”

Teksa kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania 4”, tensionet mes çiftit Gjesti dhe Egli Tako vazhdojnë të rriten.

Së fundmi, dyshja është përfshirë në një debat të ashpër, pas disa komenteve të këngëtarit nga Peja lidhur me pamjen e jashtme të Eglit, të cilat e prekën thellë banoren, duke përshkallëzuar situatën.

Gjatë diskutimit, Gjesti vijoi me tone të larta, duke i thënë Eglit se jeta e tij jashtë është e vështirë dhe se ajo nuk do të mund ta përballonte.

“E kam jetën të tmerrshme jashtë. Një femër si ti nuk mund të më durojë as dy minuta. Kaq”.

Gjesti ka zbuluar më tej se pjesën më të madhe të kohës e kalon në studio muzikore dhe se stili i tij i jetesës është i çrregullt, duke lënë të kuptohet se kjo mund të jetë një nga arsyet pse mendon se Egli nuk do të përshtatej me të në përditshmëri.

Ky debat i fundit vjen në një moment vendimtar për çiftin, duke hedhur dyshime mbi ecurinë e marrëdhënies së tyre jashtë shtëpisë së BBVA.

A do të ndikojë ky konflikt në finalen e madhe dhe në vendimin e publikut? Mbetet për t’u parë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci