Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i cili mungoi në seancën e zhvilluar të shtunën, është betuar sot si deputet.
Reçica u ngrit në këmbë derisa kryesuesi i seancës Avni Dehari e lexoi tekstin e betimit të deputetit.
Pas leximit të deklaratës së betimit nga kryesuesi Dehari, Reçica u betua si deputet.
