Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka reaguar pasi Agim Bahtiri ia ‘dhuroi’ atij një biberon të mbushur me qumësht.
Gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, përderisa deputetët e zgjedhur ishin duke i zënë vendet, Bahtiri ia çoi një biberon të mbushur me qumësht Gurit.
Pas dështimit të konstituimit të Kuvendit, deputeti i LDK-së ka reaguar në Facebook.
Në një foto të postuar të biberonit, shihet të ketë shkruar 57 mililitra.
“As kjo s’i paska 61. Për mililitra e kam fjalën”, ka shkruar Guri në rrjetin social Facebook.
