Për të tetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës ka vendosur të vazhdojë traditën e vet: moskonstituimin.
Seanca për konstituimin e Kuvendit dështoi sërish, kësaj radhe pa asnjë surprizë – kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare nuk mori votat e nevojshme.
“Për kemi 54 vota, 44 kundër, 3 abstenime. Në bazë të kësaj e ndërpresim seancën. Shihemi më 1 maj ora 11:00”, deklaroi kryesuesi Avni Dehari, duke dhënë datën për përpjekjen e radhës në këtë maratonë të dështimeve.
Albulena Haxhiu – e propozuar sërish nga Lëvizja Vetëvendosje – mori edhe një herë mbështetjen e partisë së saj, por jo të Kuvendit.
Glauk Konjufca në hyrje të seancës u deklarua:
“Po më vje mirë që e kam marrë epitetin e një propozuesi stabil. Propozimi jonë është Albulena Haxhiu”.
