Të fundit

Gjuajtje me armë në Damjan të Gjakovës

Një incident serioz i përdorimit të armës së zjarrit është regjistruar pasditen e së dielës në fshatin Damjan të Gjakovës, ku një person ka qëlluar dy herë me një armë të gjatë automatike të tipit AK-47, duke alarmuar banorët dhe duke mobilizuar njësitë policore.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë me dije se rreth orës 16:30 të datës 04 maj 2025, Policia ka pranuar një informacion për të shtëna armësh në këtë fshat, pas së cilës në vendin e ngjarjes janë dërguar patrulla policore dhe njësia e hetimeve.

Në vendngjarje, zyrtarët policorë kanë hasur në dy gëzhoja, që dyshohet se janë shkrepur nga një armë automatike e tipit AK-47.

I dyshuari, K. Th., 33-vjeçar është arrestuar dhe gjatë intervistimit ka pranuar se kishte qëlluar dy herë me armë. Ai ka deklaruar se pas gjuajtjes, nga frika e Policisë, ishte larguar drejt një fushe të hapur, ku pretendon se e ka hedhur armën, por nuk ka mundur të tregojë vendndodhjen e saktë.

Pavarësisht kërkimeve intensive nga ana e Policisë në zonën e përshkruar, arma nuk është gjetur. Megjithatë, me urdhër të prokurorit kujdestar, është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dy karikatorë të zbrazët dhe mbështetësi i krahut (kondaku) që i përkasin një arme të gjatë të tipit AK-47.

Në lidhje me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, A. Th., S.Th. dhe Xh. Th. Sipas dëshmive, të shtënat kanë ndodhur brenda oborrit të shtëpisë së të dyshuarit.

Prokurori i rastit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë dhe ka iniciuar hetimet për veprat penale:

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe

“Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Hetimet për identifikimin e armës dhe ndriçimin e plotë të rastit janë në vazhdim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci