Të fundit

Haziri flet për letrën e Kurtit: E kemi trajtuar me seriozitet, nuk vonohemi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti nuk do të vonohet dhe do të japë një përgjigje sa i përket letrës së fundit të kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, e publikuar mëngjesin e sotëm.

Ai tha se kjo letër është rrethanë e re politike.

“LDK-ja ka filluar konsultimet. Për koalicion vendos vetëm Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Nuk ka ndryshim në qëndrim. Abdixhiku si kryetar i LDK-së e ka mandatin e plotë të përfaqësimi të LDK-së dhe çdo lloj formati të përfaqësojë LDK-në për qëllime politike, me kohë do të përgjigjet”, tha ai në Rubikon.

“Sonte LDK duhet me qenë e gatshme të reagojë mençur si çdo herë, ne as nuk ngutemi e as nuk vonohemi. E kemi trajtuar me seriozitet, as nuk vonohemi, ju siguroj që sonte LDK-ja nuk vonohet”, u shpreh tutje Haziri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci