Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në një konferencë të shkurtër të mbajtur të martën, ka insistuar se qëndrimet e partisë së tij karshi Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit nuk kanë ndryshuar.
Abdixhiku ka folur për letrën e Kurtit drejtuar atij që ishte ftesë për koalicion qeveritar, por shefi i LDK-së ka thënë se partia nuk dëshiron të bashkëpunojë me Vetëvendosjen.
“E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me Kurtin”, ka thënë Abdixhiku në konferencën për media.
“Letra e djeshme është trajtuar me seriozitet. Po kthehemi me përgjigje me një letër, po krijojmë një moment të ri politik, nëse nuk duan zgjidhje politike, le të vazhdojnë me bllokada institucionale siç po bëjnë tani”, ka thënë Abdixhiku duke sqaruar se letra është me propozimin e ri për qeveri tranzicioni.
