Të fundit

Arrestohet Gjokoviq

Edhe pse fitoi betejën ligjore, Novak Gjokoviq tani raportohet se është arrestuar në Australi.

Gjykata federale australiane ka urdhëruar që të prishet vendimi që tenistit serb Novak Gjokoviq t’i anulohet viza.

Gjykatësi ka urdhëruar që Gjokoviq menjëherë të lirohet nga qendra ku është mbajtur ditëve të fundit dhe që t’i paguhen të gjitha shpenzimet.

Por këshilltari i qeverisë australiane, Christopher Tran, ka zbuluar se ministri i imigracionit do të konsiderojë ushtrimin e një fuqie personale për të anuluar vizën e Gjokoviq, që do të thotë se ai nuk është i garantuar të qëndrojë dhe të marrë pjesë në Australian Open.
Vendimi që po shqyrtohet tani për t’i anuluar sërish vizën Gjokoviq do të rezultonte që ai të përjashtohej nga Australia për tre vjet.

Lidhur me këtë ka reaguar vëllai i Gjokoviq, Djordje, i cili tha se Novak po qëndron me avokatët e tij në ambiente ku u mbajt gjykata.

“Definitivisht është politike kjo, e gjitha ishte politike. Ne jemi duke u angazhuar në të gjitha rrjetet sociale dhe informata e fundit është se duan ta arrestojnë. Momentalisht po konsultohemi me avokatët. Novaku është me avokatët e tij në ambiente ku u mbajt gjykata, e ai momentalisht po mendon të gjitha opsionet. Kjo ishte humbje e madhe për Qeverinë e Australisë dhe po e përjetojnë rëndë”, ka thënë Gjokoviq, vëllai i Novakut për “TV Prva”.

Ministri i Imigracionit të Australisë ka katër orë në dispozicion për t’ia anuluar vizën sërish.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci