Visar Ymeri ka komentuar emrin e Albulena Haxhiut si kandidate për kryetare të Kuvendit të Kosovës, duke e lidhur atë direkt me raportin e saj me liderin e VV-së, Albin Kurti.
Sipas Ymerit, arsyeja kryesore pse Kurti po e shtyn emrin e Haxhiut është lojaliteti i saj i pakushtëzuar ndaj subjektit politik dhe personalisht ndaj Kurtit.
“Arsye pse unë mendoj që është Albulena Haxhiu kandidate për kryetare të Kuvendit është për shkak të lojalitetit që ka karshi LVV-së, dhe Kurtit personalisht. Lojalitet i bje që ajo nuk i thotë jo asnjë kërkese të propozimit për LVV-në, qoftë i gabuar, qoftë edhe ajo e bindur që është e gabuar”, ka deklaruar Ymeri në “VV Show”.
Ai po ashtu kritikoi mënyrën e të bërit politikë të Kurtit, duke e akuzuar për mungesë të theksuar të kapaciteteve qeverisëse dhe menaxheriale.
“Albin Kurti nuk ka lidhje me qeverisje. Ai ka dy probleme madhore. Një e ka politikën e sheh veç si teori, idelogji. E dyta nuk ka aftësi menaxheriale. Kur të qeverisë me vendin, po nuk pate aftësi menaxheriale, bllokohesh, ke dështu”, u shpreh Ymeri.
