Të fundit

Kuvendi dështon për herë të 14-të, Kurti qesh e Haxhiu i fryn qirinjve

Albulena Haxhiu, e cila është bërë tashmë kandidate e përhershme e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, po e feston sot ditëlindjen.

Konstituimi i Kuvendit dështoi të bëhej edhe sot dhe seanca u ndërpre sërish. Por menjëherë pas ndërprerjes pati festë në grupin parlamentar të LVV-së

Haxhiu u fryu qirinjve të një torteje të përgatitur për të.

Aty shihet edhe Albin Kurti, kryetari i LVV-së i cili po insinston në propozimin e Haxhiut për kryeparlamentare, pavarësisht dështimit për t’i marrë votat e nevojshme dhe moskalimit të një komisioni për votim të fshehtë, i cili po konsiderohet joligjor.

Kurti u duk i buzëqeshur ndërsa duartrokiti fort kur Haxhiu u fryu qirinjve.

 

Kuvendi jo, por ditëlindja u festua: Albulena Haxhiu i fryn qirinjve mes 14-të dështimeve

Posted by Paparaci on Sunday, May 11, 2025

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci