Të fundit

Ish-anëtarët e Forcave Speciale të Mbretërisë së Bashkuar thyejnë heshtjen për ‘krimet e luftës’

Ish-anëtarët e Forcave Speciale të Mbretërisë së Bashkuar kanë thyer heshtjen disavjeçare për të dhënë rrëfime të dëshmitarëve okularë për krimet e dyshuara të luftës të kryera nga kolegët në Irak dhe Afganistan.

Duke i dhënë publikisht llogaritë e tyre për herë të parë, veteranët përshkruan se kishin parë anëtarë të SAS-it që vrisnin njerëz të paarmatosur në gjumë dhe ekzekutonin të arrestuar me pranga, përfshirë fëmijë, shkruan BBC.

“Ata prangosën një djalë të ri dhe e qëlluan”, kujton një veteran që shërbente me SAS në Afganistan. “Ai ishte qartë një fëmijë, as afër moshës së luftës”.

Vrasja e të burgosurve “u bë rutinë”, tha veterani.

“Ata kontrollonin dikë, ia lidhnin prangat, pastaj e qëllonin, para se t’i prisnin prangat plastike të përdorura për të frenuar njerëzit dhe “të fusnin një pistoletë pranë trupit”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci