Partia Socialiste e ka fituar shumicën në Shqipëri, bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Bazuar në rezultatet preliminare e zgjedhjeve të 11 majit, PS-ja rezulton t’i ketë fituar 83 mandate nga 140 në total.
Deri më tani janë numëruar mbi një mijë e 500 kuti të votimeve, nga mbi pesë mijë në përgjithësi.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ, projeksionet tregojnë diferencë të thellë mes PS-së së Edi Ramës dhe Partisë Demokratike të Sali Berishës, e cila bashkë me aleatët e saj rezulton të ketë fituar 51 mandate.

E treta renditet Partia Social Demokrate, e cila deri më tani parashikon 3 mandate. Më pas vjen Nisma Shqipëria Bëhet, e cila deri më tani parashikohet të marr të paktën një mandat, më pas Lëvizja Bashkë dhe Partia Mundësa po ashtu me nga 1 mandat.

