Të fundit

Reuters: Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson në zgjedhjet parlamentare

Agjencia britanike “Reuters” e lajmeve vijon që të pasqyrojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

Nën titullin “Ajo që prisnim, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson në zgjedhjet parlamentare”, kjo media prestigjioze sjell opinionet e votuesve shqiptare, që shpresojnë tashmë në një integrim më të shpejtë të vendit në familjen evropiane.

“Reuters” thekson se bazuar në rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve Kryeministri Rama duket se është në rrugën e duhur për një mandat të katërt qeverisës, pasi Partia e tij Socialiste kryeson në raport me rivalet e saj politike.

Përmendet po ashtu misioni që Rama i ka vënë vetes për ta anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, një premtim rreth të cilit ai e përqendroi fushatën e tij elektorale.

Agjencia e lajmeve “Reuters” ndalet edhe tek fakti se rreth 200,000 shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit votuan të dielën, hera e parë që diaspora mundi të votojë në distancë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci