Realizimi i projektit për ndërtimin e stadiumit në Gjilan duket se më në fund do të ndodhë.
Kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) e ka refuzuar si të pabazuar ankesën që e ka ndaluar zhvillimin e këtij projekti.
Sipas Hysenit, OShP-ja e ka refuzuar si të pabazuar ankesën lidhur me aktivtetin e prokurimit “Punë ndërtimore për zbatimin e projektit të hollësishëm të rregullimit hapësinor, të arkitetkturës dhe inxhinierisë, për rindërtimin dhe përshtatjen e Stadiumit në Gjilan”.
Përmes këtij vendimi pritet që së shpejti të realizohet projekti i ri për stadiumin në Gjilan.
Gjithashtu sipas Hysenit projekti i stadiumit do të ndryshohet e do të bëhet më modern, për çfarë edhe është krijuar një grup i ri punues.
Projekti, i cili në letër kishte nisur në vitin 2017 ishte është bllokuar në procese tenderuese. Vlera e paraparë e kontratës ishte 15 milionë euro.
