Të fundit

Policia e gjen personin që i kishte humbur portofoli, pasi ia dorëzoi një qytetar tjetë në stacion

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Imer Krasniqi, Imam nga Juniku kishte dorëzuar më 8 maj një portofol në stacion të policisë në Junik.

Në njoftim thuhet se në portofol ishin rreth 1 mijë e 300 euro dhe dokumente personale.

“Policia ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin të cilit i kishte humbur kuleta. I njëjti  është ftuar në Stacionin Policor Junik, të cilit nga zyrtarët policorë ju ka kthyer kuleta së bashku me të holla dhe dokumentet personale”.

“Policia e Kosovës, e falënderon qytetarin Imer Krasniqi për veprimin  dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci