Të fundit

Kontrata e mbetjeve të kafshëve, Prokuroria Speciale zbarkon në Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës sot ka zbarkuar në zyrën e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Rasti ka të bëjë me skandalin për dhënien e tenderit për ndërtimin e fabrikës për mbetje shtazore, raporton Nacionale.

Aksioni i policisë është autorizuar nga Prokuroria Speciale.

Një kompani lokale me aksionare një biznes serb me degë në Mal të Zi, e fitoi kontratën për përpunimin e mbetjeve shtazore në Kosovë, ka zbuluar një hulumtim i portalit Kallxo.com, i publikuar javën e kaluar.

Kontratën për “Funksionalizimin e objektit për përpunimin e nënprodukteve shtazore”, Ministria e Bujqësisë ia dha më 10 janar të këtij viti kompanisë “LIP KS & IT” Sh.P.K.

Kompania fituese e kontratës, sipas një hulumtimi të portalit Kallxo.com, është një biznes i themeluar nga tre aksionar: Naser Maloku, një sipërmarrës nga Kosova dhe dy kompanitë private “LIPITALIA 2000” S.P.S., me seli në Rosta të Italisë dhe “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të Zi.

Të tre themeluesit e kompanisë, shtetasi kosovar dhe dy subjektet biznesore, figuronin si aksionarë në dosjen e aplikimit dorëzuar në thirrjen e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë për kontratën.

Portali Kallxo.com ka zbuluar se “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të Zi, është një kompani simotër e “MR & Co doo” me seli në Beograd të Serbisë.

Pronësia e bizneseve bie mbi shtetasin serb, Muamer Ragipoviq, bazuar në hulumtimin e portalit Kallxo.com. Ragipoviq figuron si drejtor edhe në kompaninë “MR & MNE” D.O.O. me adresë në Podgoricë të Malit të Zi, e cila kishte aksione në kompaninë kosovare që e nënshkroi kontratën me Ministrinë e Bujqësisë.

Por, një muaj pas nënshkrimit të kontratës me Ministrinë e Bujqësisë, kompania e biznesmenit serb i kishte tërhequr aksionet nga biznesi “LIP KS & IT”, i regjistruar pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK), shkruan Kallxo.com.

Kompania serbe ishte tërhequr nga pronësia mbi kompaninë më 20 shkurt.

Aksioniet e saj ishin bartur tek Naser Maloku dhe kompania “ARCHES BAU” Sh.P.K., kompani e cila më vonë do të bashkohej si aksionare e “LIP KS & IT”.

Një kompani serbe prapa kontratës së Ministrisë së Bujqësisë, Peci vihet në siklet të madh në intervistë

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci