Të fundit

Havolli: Një vit i Komunës së Prishtinës është më i vlefshëm se 8 vjet të Qeverisë Kurti

Sokol Havolli, drejtor i investimeve kapitale në Komunën e Prishtinës, ka thënë se kjo komunë punon më shumë sesa Qeveria Kurti.

I pyetur në emisionin Paradoks për inatet politike mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë, Havolli ka thënë se kanë xhelozi nga ekzekutivi.

Sipas Havollit, Komuna e Prishtinës punon më shumë sesa Qeveria Kurti. Madje, ai ka thënë se vetëm një vit i Komunës së Prishtinës është më i vlefshëm sesa 8 vjet qeverisje nga Kurti.

“Komuna e Prishtinës punon më shumë se Qeveria. E nisëm emisionin duke thënë se nuk kanë ecur projektet, por ato janë zhvilluar. Unaza e qytetit është duke përfunduar, Rruga A do të përfundojë së shpejti, vazhdimi i rrugës B e ndërtimi i ishullit janë vetëm disa nga punët e shumta që po zhvillohen në kryeqytet. 750 kontrata janë nënshkruar vetëm për një vit. Pra, një vit i Komunës së Prishtinës është më i vlefshëm se 8 vjet të Qeverisë Kurti. Këta për 4 vjet vetëm urën e Badovcit dhe urën e Saradranit e kanë përfunduar”, ka thënë Havolli.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci