Në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjiniu, gazetari Vehbi Kajtazi ka folur rreth procesit të dialogut dhe emërimit të ambasadorit të ri të Amerikës në Kosovës Jeff Hovenier.
Sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kajtazi thotë se Asociacioni dhe Manastiri i Deçanit, janë dy problemet kryesore të Kosovës.
E që dialogun po e konsideron si proces të as kryeministri Kurti nuk do të mund t’i bëjë ballë.
“Me ardhjen e Kurtit në pushtet kemi parë marrëveshje edhe me të këqija, kemi marrëveshjen edhe për target, marrëvehsja ka qenë e skadume dhe një marrëveshje të sakdume e rikthen, dhe ky ka qenë problem.Ne ballafaqohemi tash me dy problem të mëdha që lidhen me Kosovën dhe Serbinë dhe të dyjat janë cështje të brendshme të Kosovës, dhe ato janë MAnastriri i Deçanit dhe Asociacioniu i komunave me shumicë serbe.Qeveria jonë duhet me marr hapa konkret për zbatimin e Asociacionit ose ka me pasur probleme me shtetet ndërkombëtare”.
Derisa për emërimin e këtij të fundit, Kajtazi ka thënë se është ende herët të flitet pasi që ende nuk dihet qasja e tij ndaj Kosovës dhe problemeve të brendshme në vend.
“Sa i përket ambasadorit të ri amerikan, ne nuk mund të gjykojmë se si do ti qaset Kosovës dhe cështjeve të brendshme që problemet janë të mëdha dhe kërkojnë angazhim të madh të SHBA-së, dialogu i brendshëm përmes subjekteve politike.Pastaj ëahtë problemi tjetër që lidhet me të ardhmen politike të Kosovës me ni marrëveshje përfundimtare me Serbinë, dhe ne ja kemi dhanë peshën e madhe këtij dialogu, por duke diskutuar në vazhdimësi ku presidenti Thaci, Kosovën e krahason me Palestinën nëse nuk na njeh Serbia, dhe e kemi bërë faktor Serbinë”.
