Të fundit

Behluli nga Presheva ftohet nga Krimet e rënda në Kosovë, bëri thirrje për eliminim gazetarësh

Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë në Prishtinë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin e disa gazetarëve të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Behluli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, me shumë gabime drejtshkrimore.

”Në cilësinë e të dyshuarit për nesër jam i ftuar nga Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda në Prishtinë të merrem në pyetje lidhur me rastin të iniciuar për veprën penale “kanosje” ndaj disa gazetarëve dhe mediave të Kosovës ! Normal si profesionist i kësaj fushe dhe qytetarë që i respekton institucionet e shtetit të Kosovës pavarësisht se jam shtetas i huaj, kësaj ftese do t’i përgjigjem pa asnjë hamendje, do të paraqitem para organeve kompetente të Republikës së Kosovës”, shkroi ai mes tjerash.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci