Të fundit

Sulmohet një grua në Podujevë, arrestohen dy të dyshuara

Dy gra janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një sulmi fizik ndaj një femre tjetër në Podujevë. Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 17:00 dhe dyshohet se motivi ka qenë një mosmarrëveshje mes palëve.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit, ndërsa të dyshuarat, shtetase të Kosovës, janë arrestuar në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarat janë ndaluar në mbajtje pas intervistimit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.

Policia ka bërë të ditur se po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci