Të fundit

Arrestohet një zyrtar policor, dyshohet për ngacmim seksual ndaj një të miture

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) ka arrestuar të mërkurën një punonjës të Policisë së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ngacmim seksual.

Sipas njoftimit të IPK-së, i arrestuari është zyrtar i stafit civil pa autorizime policore.

Ai dyshohet se për një periudhë dy javore ka ushtruar ngacmim seksual ndaj viktimës (së mitur) të gjinisë femërore në afërsi të objektit shkollor kur viktima i ndjekë mësimet.

I dyshuari, me vendim të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prizren dërgohet në mbajtje për 48 orë përderisa IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci