Të fundit

Koci e fton në takim Kurtin pas seancës konstituive: Po e pres para derës

Avokati Arianit Koci e ka ftuar në takim kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Koci e ftoi Kurtin në takim pas përfundimit të seancës së sotme konstituive. Tha se do ta presë kryetarin e Vetëvendosjes para derës së kuvendit.

“E ftoj Albin Kurtin që pas seancës – të takohet me mua. Po e pres para derës së Kuvendit!”, shkroi Koci në rrjetin social Facebook të hënën.

Avokati që po proteston para Kuvendit të Kosovës kundër bllokadës institucionale, tha se do të kërkojë shpjegim nga Kurti për krizën në Kuvend.

“Ashtu siç kanë bërë shumë deputetë të tjerë, le të më shpjegojë pse nuk po gjejnë zgjidhje që 29 herë me radhë. Pse populli pret – ndërsa deputetët merren me punë të veta”, tha ai.

“Marrin rroga pa punuar! Nëse ka përgjigje – le ta thotë. Nëse jo – le ta dëgjojë të vërtetën nga unë”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci