Të fundit

Arrestimi i ish-policit, Kurti: Sjellja jonormale e Serbisë s’duhet të normalizohet

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se ndalimi i ish-policit Arbnor Spahiut nga Serbia, si dhe të gjitha ndalimet tjera më parë, nuk duhet të normalizohen.

Kurti kaq theksuar se institucionet janë angazhuar maksimalisht për lirimin e tij.

“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë. Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet”, ka shkruar Kurti.

Spahiut më 9 qershor i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve nga Gjykata e Qarkut të Suboticës.

Sipas deklarimeve të avokatit mbrojtës të tij Arianit Koci, ai po akuzohet për rastin e Banjskë.

MPJD-ja ka thënë se do të shfrytëzohen të gjitha kanalet diplomatike në dispozicion për të siguruar që Spahiu të lirohet sa më parë.

“Përveç kësaj, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka dorëzuar menjëherë kërkesë zyrtare për lejimin e vizitës së Ambasadorit Jetish Jashari tek z. Spahiu në Qendrën e Paraburgimit në Suboticë. Vizita pritet të realizohet në ditët në vijim, sapo të miratohet nga autoritetet përkatëse. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, ka njoftuar për rastin misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Beograd, dhe të gjithë Trupin diplomatik në Kosovë.

Në mënyrë të veçantë, po mbahet komunikim i rregullt me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë, duke marrë parasysh se z. Spahiu ka qëndrim të rregullt në Gjermani. Republika e Kosovës do të vazhdojë të shfrytëzojë të gjitha kanalet diplomatike në dispozicion për të siguruar që kjo padrejtësi e radhës ndaj një shtetasi të Republikës së Kosovës të marrë fund, dhe që z. Spahiu të lirohet sa më parë”, ka njoftuar MPJD-ja.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci