Të fundit

Shihni reagimin e Sveçlës kur pyetet për trafikantin e dyshuar të drogës: “Edhe… çka?”

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svçela e ka krahasuar fotografinë që e shfaq atë në shoqërinë e Shemsi Bahtirit, të arrestuarit për trafikim droge, me dhjetëra mijëra fotografi të tjera të cilat i realizojnë “qytetarët e zakonshëm dhe aktivistët” me të.

Në një intervistë në RTK të mërkurën, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme tha se Bahtiri, i arrestuar për trafikim të narkotikëve javën e kaluar, nuk ka lidhje me qeverisjen.

“Edhe.. çka”, tha Sveçla në përgjigje ndaj pyetjes së gazetarit. “Pse qeverisje? Çka ka [lidhje] ai me qeverisjen?”.

“Shumë në rregull pyetje juaj. Po edhe unë ua kthej pyetjen me një pyetje tjetër: Çka ka të bëjë ai me qeverisjen?”, pyeti Sveçla, gazetarin, raporton Paparaci.

Sipas Sveçlës, fotografia nuk tregon asgjë më shumë sesa dhjetëra tjera fotografi që ai i ka të realizuara me njerëz të tjerë.

“Unë kam fotografi me dhjetëra mijëra aktivistë. Sot ishte në tri katër aktivitete dhe kam bërë bërë dhjetëra fotografi të cilat i bëjnë qytetarët e zakonshëm dhe aktivistët. Ne nuk po themi që ai nuk ka qenë aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nëpër aktivitetet e ndryshme…”, u përgjigj Sveçla.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ndërhyu duke sqaruar se Vetëvendosje ka ndërmarrë masa ndaj aktivistit Shemsi Bahtiri.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci