Të fundit

Prezantohet mesfushori më i ri i Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka prezantuar mesfushorin Veldin Hoxha që do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës.

FFK-ja ka bërë të ditur se Hoxha do të jetë menjëherë pjesë e përfaqësueses për ndeshjet e ardhshme.

“Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se mesfushori i njohur, Veldin Hoxha, tashmë është pjesë e Kombëtares së Kosovës”, thuhej në njoftimin e FFK-së.

Hoxha luan në Rusi te Rubin Kazani.

Ai u transferua në Rusi duke nënshkruar kontratë katërvjeçare me Kazanin në shtatorin e vitit të kaluar.

Hoxha ka lindur në Rijekë të Kroacisë dhe ka origjinë gorane nga fshati Restelicë në Kosovë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci