Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar miqësoren e radhës për muajin mars. Pas Spanjës, Shqipëria do të takohet me Gjeorgjinë.
Ndeshja me Gjeorgjinë do të zhvillohet më 29 mars.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është rënë dakord që ndeshja të luhet në Shqipëri, ndërkohë që stadiumi dhe ora e sfidës mbeten ende për t’u përcaktuar.
Shqipëria dhe Gjeorgjia janë përballuar 13 herë në të kaluarën me një bilanc prej 3 fitoresh për kuqezinjtë, 3 barazime dhe 7 fitore për gjeorgjianët. Nga këto 9 ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore Europianit e Botërori dhe 4 kanë qenë miqësore.
