Të fundit

Rreth 19 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të maturës

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit sot organizon provimin e maturës 2025, të cilit do t’i nënshtrohen rreth 18 mijë e 800 maturantë.

Provimi i maturës fillon në ora 10:00 dhe përfundon në ora 12:30, ndërsa administruesit duhet të arrijnë në qendrat e testimit më së voni në ora 9:00.

Me qëllim të monitorimit të këtij testimi është krijuar një grup punues, ku janë përfshirë zyrtarë kompetentë, ekspertë të kibernetikës, përfaqësues nga MAShTI, drejtorë të DKA-ve dhe Këshilli Rinor i Kosovës (KYC).

Ndaj personave përgjegjës, komisionerë, administrues, nxënës etj, të cilët thyejnë rregullat për mbarëvajtjen e provimit të maturës paralajmërohet se do të marren të gjitha masat e parapara me legjislacionin në fuqi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci