Të fundit

Kërkon votë por nuk e bën qeverinë, Kajtazi – Kurtit: Me çfarë fytyre mund të kërkosh votë sërish?

Gazetari Vehbi Kajtazi ka vënë në pikëpyetje të drejtën morale të Albin Kurtit për të kërkuar sërish mbështetjen e qytetarëve në një proces të ardhshëm zgjedhor.

“Me çfarë fytyre mundesh me dal në zgjedhje edhe me kërku votë sërish. Ta zëmë Albin Kurti i cili është fitues i zgjedhjeve dhe nuk krijon institucione. Me çfarë ftyre ti i thu njerëzve dilni votomni edhe njëherë se duhet me i hek këta hajvana, kur ty ta dhanë shansën, ndonëse jo vetëm. Dy herë ta dhanë shansën. Ta kanë dhënë shansën me qenë i pari por nuk ta ka dhanë shansin me lujt ti qysh tduash”, ka deklaruar Kajtazi në “VV Show”.

Ai shtoi se Kurti, sipas tij, nuk është i besueshëm për bashkëqeverisje dhe se ka prirje të prishë çdo marrëveshje.

“Pra e ka fut gjokerin si garanci, një subjekt tjetër politik me kriju një troh balanc nëse mund të krijohet në bashkëqeverisje me Albin Kurtin, se unë mendoj që është vështirë me qeverisë me atë njeri për shkak se është i pabesë, del me sondazhe edhe mundet me prish kurdo një koalicion me dal me i akuzu për hajni ndonëse hajnat i ka brenda. Pra, si mund të dalë dikush në pikë të ditës apo natës, me thënë votomni mu kur ti nuk dashte me i kriju institucionet”.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci