Të fundit

Prishet armëpushimi? Irani lëshon raketa drejt Izraelit

Ushtria izraelite tha se ka detektuar një tjetër breshëri raketash iraniane disa orë pas fillimit të armëpushimit, raporton Associated Press (AP).

Ushtria thotë se ka identifikuar raketa të lëshuara nga Irani dy orë e gjysmë pas fillimit të armëpushimit.

Sirena janë dëgjuar në Izraelin verior, raporton The Guardian.

Shpërthime po ashtu janë dëgjuar derisa mbrojtja ajrore e Izraelit është vënë në funksion.

Raketat e reja vijnë pasi Irani lëshoi ​​disa breshëri raketash balistike drejt Izraelit të martën në orët e para të mëngjesit, duke dëmtuar të paktën tri ndërtesa në Beersheba.

Ekipet e ndihmës së parë thanë se nxorën pesë trupa nga një ndërtesë pas sulmeve të mëparshme dhe po kërkonin për të tjerë.

Të paktën 20 persona u plagosën.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci