Pak para fillimit të edicionit pranveror, skuadra e Malishevës ka zyrtarizuar transferimin e dy mbrojtësve të njohur kosovar. Bëhet fjalë për Fidan Gërbeshin dhe Labinot Ibrahimin.
Gërbeshi dhe Ibrahimi njihen si mbrojtës të fortë e me përvojë në futbollin kosovar. Të dy kanë pasur karierë të bujshme në shumë klube kosovare, poashtu të dy kanë shijuar daljen në Evropë me klubet e tyre përkatëse.
