Të fundit

Koci e tenton edhe këtë, i përgjërohet Muratit për tejkalimin e krizës

Arianit Koci e ka zhvendosur në rrjetin social Facebook agjendën e tij të arritjes së një koncensusi politik për zgjidhjen e ngërçit institucional.

Të enjten, avokati nga Prishtina i është lutur ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Muratit, që Vetëvendosje të ndërrojë kandidatin për kryetar të Kuvendit të Kosovës, pozitë për të cilën partia në pushtet e ka propozuar Albulena Haxhiun.

Lutjet e tij drejtuar ministrit, Koci e ka bërë direkt nën një postim të Muratit në rrjetin social Facebook në të cilin ai i replikoi disa deklarimeve të Hykmete Bajramit të LDK-së.

“Ministër, nuk ka nevojë për ironi. As për lojëra fjalësh! Po krijoni animozitete. Jeni vetëm kundërshtar politik, e jo armiq”, e këshilloi Koci, Muratin.

Avokati, pastaj iu lut atij për unifikim të skenës politike.

“Më shumë se kurrë, kemi nevojë për unitet. Po ju lus: propozoni një kandidat tjetër, dhe procedoni me formimin e Kuvendit”, iu përgjërua Koci, Muratit.

Koci risolli në vëmendje se të premten, Kuvendi do të shkojë drejt seancës së 38-të të dështimit.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci