Të fundit

AKK akuzon MFPT-në për pengim të komunave gjatë periudhës zgjedhore

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të fundit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), duke e quajtur atë të padrejtë dhe të paarsyeshëm. Sipas AKK-së, MFPT ka kërkuar që komunat të ndalojnë procesin e vlerësimit të pronës komunale për qëllime këmbimi gjatë periudhës zgjedhore – një veprim që, sipas tyre, nuk gjen mbështetje në asnjë dispozitë ligjore.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, tha se vlerësimi i pronës është një proces teknik e përgatitor dhe nuk përbën vendim politik. Ai theksoi se ky proces nuk bie ndesh me kufizimet ligjore që aplikohen gjatë fushatës zgjedhore dhe se ndërprerja e tij rrezikon të paralizojë zhvillimin komunal deri në mars të vitit 2026.

“MFPT, përmes kësaj ndërhyrjeje të paarsyeshme, po cenon drejtpërdrejt autonominë funksionale të pushtetit lokal dhe po krijon barriera burokratike që pengojnë realizimin e projekteve në dobi të qytetarëve,” thuhet në reagimin e AKK-së.

AKK e cilëson kërkesën e ministrisë si arbitrare dhe në kundërshtim me parimet e decentralizimit të pushtetit, duke theksuar se ajo dëmton interesin publik dhe ndikon negativisht në punën përgatitore për projektet e rëndësishme që varen nga këmbimi i pronës komunale.

Në fund të reagimit, AKK ka paraqitur tri kërkesa ndaj MFPT-së:

  1. Tërheqjen e menjëhershme të kërkesës për ndalimin e vlerësimit të pronës gjatë periudhës zgjedhore;
  2. Respektimin e Kushtetutës dhe të ligjeve që garantojnë kompetencat e pushtetit lokal;
  3. Ndaljen e ndërhyrjeve politike dhe të njëanshme në punën administrative të komunave.

Sipas AKK-së, komunat nuk duhet të penalizohen për shkak të fushatës zgjedhore, pasi puna e tyre është në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci