Të fundit

Osmani i ndan mirënjohje komandantit në largim të KFOR-it amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim komandantin në largim të Komandës Rajonale Lindje të KFOR-it amerikan, kolonelin Peter Helzer nga Garda Kombëtare e Oregonit si dhe komandantin e ri të kësaj komande, kolonelin Jonathan Lloyd nga Garda Kombëtare e Louisianës.

Presidenca ka njoftuar se Osmani e ka falënderuar kolonelin Helzer për shërbimin dhe përkushtimin e tij gjatë mandatit në Kosovë, duke e vlerësuar lart kontributin e tij në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon.

Me këtë rast, i ka ndarë atij një Mirënjohje Presidenciale si shenjë respekti dhe falënderimi për angazhimin e tij.

“Në vijim të takimit, Presidentja i uroi mirëseardhje kolonelit Lloyd, duke e siguruar atë për mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës në përmbushjen e mandatit të tij dhe misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO”.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen më të thellë në emër të popullit të Kosovës për mbi 26 vjet të pranisë së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në vend si pjesë e misionit të KFOR-it, një prani që ka qenë jetike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Ajo vlerësoi lart përkushtimin e vazhdueshëm të ushtarakëve amerikanë në mbrojtje të vlerave demokratike dhe të sigurisë së përbashkët”.

“Në përmbyllje, Presidentja ritheksoi se Kosova do të mbetet gjithmonë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e palëkundur dhe për partneritetin strategjik, i cili vazhdon të forcojë themelet e paqes dhe sigurisë në rajon”, thuhet tutje në njoftimin e presidencës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci