Të fundit

Zhegrova kthehet me një javë vonesë te Lille

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova ka nisur me një javë vonesë përgatitjet për sezonin e ri me skuadrën franceze, Lille.

Zhegrova njoftoi dje se ka nisur stërvitjet në kampin e Lille, megjithatë prezenca e tij ishte paraparë të vërehej javën e kaluar.

Lille kishte nisur përgatitjet për sezonin e ri të hënën e 23 qershorit, por Zhegrova ishte me pushime në Kosovë.

Sulmuesi kosovar nuk ka dhënë asnjë arsye për mungesën e tij një javore, raportojnë mediat franceze të mërkurën.

Zhegrova kishte munguar që nga dhjetori për shkak të lëndimit, për të cilin u nevojit edhe ndërhyrja kirurgjike dhe pritej që të ishte i pranishëm përpara të tjerëve në përgatitje, por ndodhi e kundërta.

26-vjeçari kosovar duket se nuk është i kënaqur me skuadrën e tij, për çka edhe i ka njoftuar se nuk do ta zgjasë kontratën.

Ai ka kontratë me Lille vetëm edhe këtë sezon.

Zhegrova ishte njëri ndër emrat më të përfolur në merakton e kaluar, e po ashtu edhe në këtë të këtij viti, por duket se sulmuesi anësor do të jetë edhe për këtë vit pjesë e skuadrës franceze.

Me Lillen, Zhegrova ka zhvilluar 107 ndeshje, në të cilat ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 18 asistime.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci