Të fundit

Kajtazi komenton intervistën e Kurtit: Zbrazi shumë mllef e nervozë

Gazetari Vehbi Kajtazi, në emisionin “VV Show” ka komentuar intervistën e fundit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhënë për televizionin Tëvë1.

Kajtazi ka vlerësuar se intervista e Kurtit ishte e mbushur me panik dhe mllef.

“Një intervistë e kryeministrit në detyrë, siç e quan ai veten, e deputetit Albin Kurti në tëvë1. Për mua ishte një intervistë me panik, aty zbrazi shumë mllef, shumë nervozë, dhe asnjë ide se si të dilet nga kjo situatë në të cilin e ka futur vendin, rrjedhimisht e ka futur edhe veten”, tha Kajtazi.

Ai veçoi si të papërshtatshme edhe deklaratat e Kurtit në raport me dy ish-krerët e PDK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte, si dhe për liderin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Përtej gjithë kësaj, në këtë intervistë bëri goxha deklarime jo të duhura, veçanërisht në raport me dy ish kryetarë të PDK-së që ndodhen në Hagë duke u gjykuar për krime lufte, por edhe për çështje tjera që kanë të bëjnë me Lumir Abdixhikun, LDK-në dhe zhvillimet në përgjithësi”, theksoi ai.

Megjithatë, sipas Kajtazit, një nga momentet më befasuese të intervistës ishte kur Kurti pranoi se kishte gabuar

“Për urën që foli, është hera e parë që Kurtin e dëgjoj duke thënë kam gabuar”, tha Kajtazi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci