Të fundit

Haradinaj kujton vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar vëllezërit Bytyqi, Agronin, Yllin dhe Mehmetin, tre shqiptarë nga Prizreni me shtetësi amerikane të cilët u vranë në korrik të vitit 1999 në Serbi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se vëllezërit Bytyqi luftuan me nder për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar trimëri të pashoq, por përfunduan të vrarë mizorisht nga dora kriminale e shtetit serb.

“Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, si shumë vëllezër e motra shqiptarë kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare më kohën më vendimtare për Atdheun.

Luftuan me nder për lirinë e Kosovës, duke dëshmuar trimëri të pashoq, por përfunduan të vrarë mizorisht nga dora kriminale e shtetit serb.

Shteti serb përpos që i ekzekutoi, vazhdon me injorimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë Vëllezërit Bytyqi.

Sot e çdo ditë ne ndajmë dhembjen e krenarinë me familjen Bytyqi, me bacën Ahmet e me zonjën Bahrije dhe bashkëluftëtarët e “Atlantikut”. Dhembja e tyre është dhembja jonë. Krenaria për djemtë e tyre është krenari për mbarë kombin.

Lavdi jetës dhe veprës së tyre!”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci